Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Epoka e ‘Diellës’/ Gjyli: Shpesh njerëzit e perceptojnë Chat GPT si real. Ekziston rreziku që të gabojë
Arsejda Gjyli, pedagoge, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për Inteligjencën Artificiale, veçanërisht Chat GPT. Gjatë fjalës së saj, ajo tha se shpesh njerëzit e kanë perceptuar atë si reale dhe kjo siç tha ajo është shqetësuese. Ndërsa nënvizoi se shpesh edhe mund të gabojë ndaj duhet treguar shumë kujdes në mënyrën se si përdoret. “Në përgjithësi, shumë njerëz sipas një sondazhi kishte një përqindje të frikshme mënyra se si e perceptonin atë si qënie reale. Sot e shikojnë Chat GPT si një ngushëllim emocional, Por shpesh mund të gabojë dhe prandaj duhet treguar kujdes”, tha ajo. Nga ana e saj Elna Cano, mjeke Dermatologe tha se është e rëndësishme që të ecet paralelisht me Inteligjencën Artificiale. “Është ndihmë në...