Ligji mbi barazinë gjinore, nesër protestë para Kuvendit

Ligji mbi barazinë gjinore, nesër protestë para Kuvendit

Nesër qytetarët do të protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë kundër projektligjit për Barazinë Gjinore, i cili sipas organizatorëve konsiderohet “antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë”. Njoftimi për protestën është bërë nga Koalicioni Shqiptar për Familjen dhe Jetën dhe do të mbështetet gjithashtu nga opozita. Shpërndarja e njoftimit ka ardhur edhe nga kreu i PD, Sali Berisha. Tubimi paqësor është thirrur për orën 09:30. Organizatorët theksojnë se protestuesit do të mblidhen për të mbrojtur familjen, fëmijët dhe traditat shqiptare, duke kundërshtuar ndryshimin e nocioneve burrë-grua dhe projektligjin që sipas tyre “kërcënon kulturën shqiptare dhe vlerat tradicionale”. Njoftimi i plotë Nesër përpara Kuvendit të Shqipërisë! Së bashku për fëmijët, familjen, atdheun! Ju ftojmë të na bashkoheni nesër, ora 09:30, në një tubim paqësor përpara Kuvendit të Shqipërisë, te rruga...