‘Trump ka të drejtë për Venezuelën’, liderja e opozitës, Machado: Maduro është narko-terrorist

‘Trump ka të drejtë për Venezuelën’, liderja e opozitës, Machado: Maduro është narko-terrorist

Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, flet me adhurim rreth politikave dhe qëndrimit të Donald Trump ndaj vendit të saj. Ndërsa Shtëpia e Bardhë shqyrton mundësinë e një përshkallëzimi ushtarak, politikania fituese e Çmimit Nobel për Paqen tha se qëndrimi i Trump është “absolutisht i saktë”. Duke folur nëpërmjet një video-mesazhi në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami, ajo tha gjithashtu se Presidenti Venezuelës Nicolas Maduro “nuk është një kryetar legjitim shteti” dhe se veprimet e Trump “do të mbrojnë miliona jetë qytetarësh të Amerikës Latine dhe sigurisht qytetarë Venezuelianë”. Machado foli nga një vendndodhje sekrete. Ajo e quajti Maduron “kreun e një strukture narko-terroriste që i ka shpallur luftë popullit Venezuelës dhe vendeve demokratike të rajonit”. Ajo madje pretendoi se strukturat kriminale e...