Vrau 10 pacientë përmes injeksioneve/ Dënohet me burg përjetë infermieri në Gjermani

Vrau 10 pacientë përmes injeksioneve/ Dënohet me burg përjetë infermieri në Gjermani

Një infermier paliativ në Gjermani është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për vrasjen e 10 pacientëve përmes injeksioneve vdekjeprurëse dhe për tentativë vrasjeje të 27 të tjerëve, njoftoi të mërkurën një gjykatë në Aachen. Sipas prokurorëve, infermieri u kishte dhënë pacientëve, shumica të moshuar, doza të tepërta qetësuesish ose analgjezikësh për të lehtësuar ngarkesën e tij të punës gjatë turneve të natës. Zëdhënësi i gjykatës tha se krimi u vlerësua si “veçanërisht i rëndë”, gjë që do të thotë se i dënuari ka shumë pak gjasa të lirohet pas 15 vjetësh, që është minimumi ligjor i vuajtjes së një dënimi me burgim të përjetshëm në Gjermani. Krimet janë kryer midis dhjetorit 2023 dhe majit 2024 në një klinikë pranë qytetit Aachen, në perëndim...