VIDEO/ Makina merr flakë brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi nga të dy anët

VIDEO/ Makina merr flakë brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi nga të dy anët

Një automjet ka marrë zjarr brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, në rrethana ende të paqarta. Në vendngjarje ndodhen forca zjarrfikëse nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra, si edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe garantimin e sigurisë. Si pasojë e ngjarjes, është bllokuar qarkullimi nga të dy anët e tunelit, ndërsa nuk raportohet ende për të lënduar. Grupet e emergjencës po vijojnë punën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që detaje të reja priten në vijim.