Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore (EMRI)
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bathore, Tiranë. Raportohet se 30-vjeçari Elvis Visha ka mbetur i plagosur në krah dhe aktualisht ndodhet në spital duke marrë mjekim, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI