Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Mrekullitë ekzistojnë! Pafosi shkruan historinë ndaj Vijarealit, merr fitoren e parë në Champions
Në futboll asgjë nuk është e pamundur. Pafosi ka vërtetuar sot se mrekullitë ekzistojnë. Skuadra nga Qipro nuk është mjaftuar vetëm me pjesëmarrjen e parë në Ligën e Kampionëve. Ekipi modest ka shkruar historinë përballë Vijarealit. Pavarësisht disnivelit në letër që ekziston mes këtyre dy ekipeve, qipriotët ia kanë dalë të marrin fitoren e tyre të parë në histori në Ligën e Kampionëve. Pafosi ka triumfuar me rezultatin e ngushtë 1-0, me golin e shënuar në minutën e 46 nga goditja e këndit nga Lukaseni./Sport Ekspres/