Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Pla*osje në Bathore, mësohen detajet e para
Kronikë E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 20:28 Mbrëmjen e kësaj të mërkure një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Bathore. Policia e Tiranës bën të ditur se rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi Elvis Visha, rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.