Veliaj mbetet kryebashkiak i Tiranës/ ‘Karrigia’ që përfshiu në “luftë ligjore” 4 institucionet shtetërore

Veliaj mbetet kryebashkiak i Tiranës/ ‘Karrigia’ që përfshiu në “luftë ligjore” 4 institucionet shtetërore

Loreta Koleci TIRANË-Nuk ka zgjedhje në Tiranë, Erion mbetet kryetar i Bashkisë mbetet Erion Veliaj. Por le të kthehemi pas në kohë për të parë kronologjinë e gjithë ngjarjes, nga shkarkimi, te vendimi i qeverisë, dekreti i Begajt, e deri tek mbrojtja e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese rreth 7 orë. Saga e ngjarjeve nisi pikërisht brenda familjes socialiste, më 11 shtator, kur Rama nga Asambleja e PS-së njoftoi se në kryeqytet duhej të mbaheshin urgjentisht zgjedhje, madje duke shpallur edhe kandidaturën e Ogerta Manastirliut. Pas kësaj deklarate, Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh më 23 shtator, ku të gjithë këshilltarët e partive bashkuan votat. Veliaj u shkarkua me 50 vota nga posti i kryebashkiakut, me argumentin e mosparaqitjes për tre muajsh në bashki, pasi ai...