No Image Available

“Më dëgjo mirë, po i lë njerëzit pa bukë”, kryebashkiaku i Nju Jorkut sfidon hapur presidentin amerikan

Kryebashkiaku i zgjedhur i qytetit të Nju Jorkut, Zohran Mamdani, sfidoi hapur kreun e Shtëpisë së Bardhë në çështjen që ka ndezur mbarë popullatën amerikane: për një jetë të përballueshme me çmime të lira.  “Ai është një president që udhëhoqi një fushatë me premtime për çmime ushqimesh më të lira dhe tani, ai ka ndërprerë benefitet ushqimore për familjet me të ardhura të ulëta, duke prekur 2 milionë njujorkezë. Ai po e bën më të vështirë përballimin e të njëjtave ushqime, çmimin e të cilave ai e kritikonte jo shumë kohë më parë”, tha Zohran Mamdani, kryetar i zgjedhur i Nju-Jorkut.  Kryebashkiaku i zgjedhur i Nju Jorkut, gjatë konferencës për shtyp u zotua të trajtojë atë që e quajti “kriza binjake” të “një administrate autoritare...