Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tubim para Kuvendit/ Kundër projektligjit për barazinë gjinore, ja kur do të zhvillohet
Një tubim paqësor pritet të zhvillohet nesër përpara Kuvendit të Shqipërisë, në orën 09:30, organizuar nga “Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës”. Shkak për këtë protestë është projektligji “Për barazinë gjinore”, i cili pritet të kalojë për votim në seancën plenare. Organizatorët e tubimit e cilësojnë këtë projektligj si një nismë që “kërcënon vlerat familjare, fëmijët dhe traditën shqiptare”, duke u bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në mbrojtje të familjes dhe fëmijëve. Në njoftimin e tyre, ata e përshkruajnë ditën e nesërme si një “ditë zie kombëtare”, ndërsa theksojnë se veshja me të zeza do të jetë simbol i protestës së tyre paqësore. Nga ana tjetër, aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, në një reagim të pazakontë, e konsideron ditën e nesërme...