Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
30-vjeçari plagoset me armë zjarri në krahë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bathore. Sipas njoftimit zyrtar, një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në krahë. I plagosuri është dërguar për mjekim në spital, dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv