Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Plagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Bathore, detajet e para
Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri në kryeqytet. Elvis Visha është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore“, njofton policia. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel