Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Logu: 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë kanë përfunduar në xhepat e Ramës dhe Ballukut
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Marash Logu, ka deklaruar në një intervistë në SYRI TV se dosja e tunelit të Llogarasë përbën një nga aferat më të mëdha korruptive të viteve të fundit, ku sipas tij janë abuzuar 50 milionë euro nga fondet publike. Logu u shpreh se shkelja e barazisë në tender është tregues i qartë i korrupsionit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisë, duke theksuar se pas kësaj skeme fshihen interesa pasurorë të kryeministrit Edi Rama dhe ministres Belinda Balluku. Ai sqaroi se njoftimi i akuzës ndaj Ballukut dhe vartësve të saj është bërë për të shmangur rrezikun që ata të mbeten pa përgjegjësi penale, ndërsa tani prokuroria duhet të zbulojë ku kanë përfunduar paratë dhe kush i ka përfituar....