Ukraina mohon se trupat e saj janë rrethuar në Pokrovsk

Ukraina mohon se trupat e saj janë rrethuar në Pokrovsk

Ukraina mohoi pretendimet e Rusisë se forcat e saj janë rrethuar, teksa po luftojnë për të mbajtur Pokrovskun, një qytet strategjik në lindje të Ukrainës që po përballet me sulme intensive ruse. Kjo qendër e rëndësishme në rajonin ukrainas të Donjeckut gjendet në mes të linjave të mëdha furnizuese për ushtrinë ukrainase dhe Moska ka tentuar që ta marrë nën kontroll për më shumë se një vit. Deri në 300 ushtarë rusë po luftonin në qytet në ofensivën e re, tha më herët gjatë kësaj jave presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai vizitoi trupat pranë Pokrovskut të martën, duke premtuar se do të bëjë “çmos” për ta mbajtur atë nën kontrollin e Kievit. Më vonë, të mërkurën, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase publikoi një...