Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
EMRI/ Plagosje me armë në Tiranë
Një i ri ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, Tiranë. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit, kanë bë të ditur se, i riu Elvis Visha, 30 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:45, është dërguar për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi E. V., rreth 30 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur në krahë me armë zjarri, në Bathore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.