Karburantet pa licencë! Zbulohet skema e evazionit, aksion në Fushë-Krujë, Burrel e Sarandë

Karburantet pa licencë! Zbulohet skema e evazionit, aksion në Fushë-Krujë, Burrel e Sarandë

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Është zbuluar një skemë e mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburantet. Një aksion është ndërmarrë në disa qyetet, ku tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar. Gjatë kontrolleve autoritet kanë sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara. Pikat e tregtimit të karburantit kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litra. Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë Njoftimi: Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe...