Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
‘Varet e ardhmja ime…’/ Dosja e SPAK, BIRN: Si e paracaktoi Balluku fituesin e tenderit
Më 28 maj 2021, tre ditë përpara se të merrte një nga postet më të rëndësishme në infrastrukturën e vendit, Evis Berberi merr një mesazh të gjatë nga ministrja Belinda Balluku. Mesazhi, i zbardhur në dosjen hetimore të SPAK, nuk është thjesht një urim për emërimin, por një ftesë për një pakt besnikërie, në themel të të cilit qëndron, sipas prokurorisë, paracaktimi i fituesit të tenderit me vlerë rreth 18 miliardë lekë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Në mesazh, Balluku e nënvizon më shumë se një herë rëndësinë e çështjes për të dhe njerëzit rreth saj. “Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë po të jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen përqark...