Peleshi refuzon interpelancën e PD-së për Ballukun

Peleshi refuzon interpelancën e PD-së për Ballukun

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi refuzoi një kërkesë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike për interpelancë urgjente me zv. kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga drejtësia për veprën penale të “Shkeljes së barazisë në tendera”. Shtatë deputetët firmëtarë kërkojnë që Balluku të paraqitet në Kuvend në një interpelancë urgjente për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me akuzat që rëndojnë mbi të për procedurat publike të tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë. Pasi nuk e përfshiu në rendin e ditës së seancës plenare të ditës së enjte, Peleshi u ka nisur një letër firmëtarëve të kërkesës, ku arsyeton se refuzimi lidhet me faktin që Balluku është në hetim nga drejtësia për të njëjtën çështje. Sipas letrës...