Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Normat e interesit mbeten të pandryshuara, Sejko: Ekonomia shqiptare po rritet
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mërkurën të mbajë të pandryshuara normat bazë të interesit, duke vlerësuar se qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe nxitjen e rritjes ekonomike. Në konferencën për shtyp, Guvernatori Gent Sejko njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet në nivelin 2.5%, norma e depozitës njëditore në 1.5% dhe ajo e kredisë njëditore në 3.5%. “Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar dhe financiar mbeten të konsoliduar,” deklaroi Sejko. Sipas tij, inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë tremujorit të tretë, duke arritur mesatarisht 2.4%, por vijon të mbetet poshtë objektivit prej 3%.Rritja e inflacionit, tha guvernatori, është ndikuar nga çmimet e qirave dhe shërbimeve,...