Falen 507 milionë euro borxhe: Zerohen detyrimet në tatime dhe dogana për subjektet gjatë viteve 2014-2024

Falen 507 milionë euro borxhe: Zerohen detyrimet në tatime dhe dogana për subjektet gjatë viteve 2014-2024

Fatura e borxheve tatimore dhe doganore të papaguara të krijuara në një periudhë 10 vjeçare arrin vlerën e 507 milionë eurove.Projektiligji i cili përcakton edhe këto detyrime i titulluar si  “Ligji për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë” ka nisur procedurën e konsultimeve me grupet e interesit. “Neni 5, parashikon fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore direkte apo indirekte të papaguara që i përkasin periudhave deri më 31 dhjetor 2014, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Për këto të fundit, parashikohet fshirja ose shuarja e dënimeve administrative dhe kamatëvonesave për periudhat deri më 31 dhjetor 2014, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, por pa përfshirë kontributin. Po ashtu, ky nen parashikon faljen e gjobave...