SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku

SMS në Signal/ Si e kontrolloi tenderin 189 milion euro Belinda Balluku

  Nëse kemi parë deri tani që dosjet e nxehta të SPAK-ut mbështeteshin kryesisht në dyshime, rrethana kompromentuese apo lexime të ftohta dokumentesh, çështja e tunelit të Llogarasësjell në tavolinë prova të dorës së parë. Përgjimet që lidhen me zv.kryeministren Belinda Balluku janë të drejtpërdrejta: mesazhe që e vendosin atë në rolin e një zyrtareje protagoniste, e cila kontrollon, udhëzon, orienton dhe miraton çdo hap të një tenderi publik me vlerë të deklaruar 189 milionë euro. Ky dimension u bë i mundur nga një telefon “BlackBerry”, në pronësi të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, për vite njeriu më i afërt i Ballukut në zbatimin e projekteve rrugore. Besimi, duket, ka qenë i njëanshëm. Në pajisjen e sekuestruar nga prokurorët më 26 shtator 2024...