Autoritetet britanike lirojnë gabimisht një të dënuar algjerian, qeveria: Kjo është e papranueshme

Autoritetet britanike lirojnë gabimisht një të dënuar algjerian, qeveria: Kjo është e papranueshme

Qeveria britanike ndodhet përsëri në një pozicion të vështirë pasi policia konfirmoi se një tjetër i burgosur i huaj ishte liruar aksidentalisht nga burgu, mes një debati të tensionuar publik mbi imigracionin dhe sistemin e azilit në vend. Rreth dy javë më parë, një azilkërkues etiopian, Hadous Kebatu, i cili u dënua në shtator për sulm seksual , u lirua aksidentalisht . Sekretari i Drejtësisë David Lamy njoftoi në atë kohë se do të niste një hetim, pasi shifrat tregojnë se gabime të tilla janë rritur ndjeshëm (262 lirime nga burgu midis marsit 2024 dhe marsit të këtij viti, krahasuar me vetëm 115 një vit më parë). Sot, policia e Londrës konfirmoi se u informua të hënën se një algjerian 24-vjeçar u lirua gabimisht nga...