“Taksat nuk rriten në 2026”, Malaj: Rivlerësimi i pasurive do të bëhet me një normë prej 5%

“Taksat nuk rriten në 2026”, Malaj: Rivlerësimi i pasurive do të bëhet me një normë prej 5%

Taksat nuk do të ndryshojnë, përkundrazi, qeveria synon lehtësimin e tyre për qytetarët dhe bizneset. Edhe pse paketa fiskale pritet të publikohet javën e ardhshme, për shkak se po diskutohet ende me grupet e interesit dhe partnerët ndërkombëtarë, ministri i Financave Petrit Malaj siguroi se ajo nuk do të përmbajë asnjë masë që rëndon xhepat e shqiptarëve. “Burimet kryesore të rritjes do të mbeten të lidhura me politikat e kujdesshme fiskale. Ministria e Financave ka miratuar gjithashtu paketën fiskale, e cila nuk parashikon taksa të reja apo rritje të tyre për vitin 2026”, tha Petrit Malaj. Fokusi kryesor i projektbuxhetit për vitin e ardhshëm është mbrojtja sociale, me synimin për t’u garantuar të moshuarve një jetë më dinjitoze. “Me shumë krenari mund të them se...