Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përplasi turmën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur ishullin francez Île d’Oléron, një vendpushim i njohur në brigjet e Atlantikut, ku një burrë 35-vjeçar përplasi me makinën e tij një grup njerëzish, përfshirë edhe një zyrtare të partisë së Le Pen. Sipas autoriteteve franceze, të paktën dhjetë persona u plagosën, ndërsa tre ndodhen në gjendje kritike. Autori u arrestua menjëherë në vendngjarje. Policia franceze bëri të ditur se i dyshuari është banor i ishullit Oléron dhe ka një histori të gjatë penale, përfshirë sjellje të paqëndrueshme, përdorim droge dhe alkooli. Gjatë kontrollit të mjetit, hetuesit gjetën disa bombola gazi, çka ngre dyshime se ai mund të ketë synuar të shkaktonte një shpërthim. Para arrestimit, ai u përpoq t’i vinte flakën makinës, por u neutralizua nga policia. Prokurori...