Pjesë e akademisë së Kimi Raikonen, piloti i vogël shqiptar zgjidhet nga ikona e Formula 1

Pjesë e akademisë së Kimi Raikonen, piloti i vogël shqiptar zgjidhet nga ikona e Formula 1

Është vetëm 10 vjeç, por po hedh hapa të mëdha në karrierën e tij në sportin automobilizmit. Rohan Yzeiraj, pas një sezoni të suksesshëm në kampionatin italian të kartingut, “Rotax Max Italia”, ku u rendit në vendin e gjashtë mes 21 pjesëmarrësve, është përzgjedhur nga një legjendë e Formulës 1 për të qenë pjesë e “Driver School Academy”. Rohani është zgjedhur nga Kimi Raikonen për t’iu bashkuar akademisë së ish-kampionit të botës në Formula 1. Një akademi nga më prestigjiozet, e drejtuar nga ishpiloti i Ferrarit. Prej më shumë se tre vitesh, Rohani stërvitet dhe është pjesë e botës së garave karting, një kategori e automobilizmit nga e cila kanë dalë edhe kampionët e mëdhenj të Formulës 1. “Këto gara janë shumë të bukura për...