Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Në rast se ikën Flick, Barcelona do të sjellë një tjetër super trajner… po gjerman
5 Nëntor 2025 19:07 Telesport Lajmi i raportuar nga “ABC” mëngjesin e sotëm, sipas të cilit Hansi Flick ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga drejtimi i Barcelonës, për shkak të situatës me disa nga yjet e ekipit, referuar këtu Lamine Yamal, të cilit klubi po i plotëson të gjitha tekat, si dhe për moskuptimet e vazhdueshme me drejtorin sportiv Deco dhe presidentin Joan Laporta. Ndërkohë, mediet spanjolle kanë filluar që tani të përmendin kandidatët e parë, ku njëri prej tyre do të zëvendësojë Hansi Flick, gjithmonë nëse trajneri gjerman do të largohet gjatë verës së ardhshme. Në krye të listës, qëndron Jurgen Klopp. Trajneri gjerman nuk ka pranuar të drejtojë asnjë ekip tjetër pas largimit nga Liverpool, por do ta kishte shumë...