Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Doli duke qarë nga fusha e lojës, mësohet diagnoza e dëmtimit të lojtarit
Ashraf Hakimi e mbylli në lot ndeshjen e mbrëmshme mes PSG dhe Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve. Mbrojtësi maroken, një nga liderët e parisienëve, pësoi një ndërhyrje të rëndë nga Luis Diaz në fundin e pjesës së parë. Ai bëri menjëherë shenjë se ishte diçka serioze pasi kishte dëmtuar kaviljen dhe doli i përlotur nga fusha e lojës. Si parisienët, ashtu edhe përfaqësuesja e Marokut ka mbajtur frymën në këto orë derisa është mësuar diagnoza e dëmtimit, pasi mendohej se ishte diçka serioze që do të ndikonte ndjeshëm vijimin e sezonit. Për fat, është mësuar se ka një dëmtim që do kohë të shërohet, por nuk është më e keqja e mundshme. Klubi parisien bërë të ditur se lojtari do të qëndrojë 2 javë...