Video/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht, burri e kap nga gjoksi dhe përpiqet ta puthë

Video/ Presidentja meksikane sulmohet seksualisht, burri e kap nga gjoksi dhe përpiqet ta puthë

Presidentja meksikane Claudia Sheinbaum është sulmuar seksualisht nga një burrë, ndërsa po komunikonte me qytetarët në rrugë. Ngjarja u regjistrua në video dhe u publikua nga Daily Mail, duke shkaktuar valë zemërimi në rrjetet sociale. Në pamjet e publikuara, sulmuesi shihet duke u përkulur drejt Sheinbaum dhe duke tentuar ta puthë në qafë pa pëlqimin e saj, teksa ajo po fliste me mbështetësit në një rrugë historike të Mexico City. Burri, i cili duket se ishte në gjendje të dehur, afrohet dhe i vendos duart në gjoks, ndërsa presidentja reagon me qetësi dhe i largon duart. “Do ta bëjmë foton, mos u shqetëso,” i tha ajo burrit, duke ruajtur qetësinë e saj, ndërsa vetëm më pas një anëtar i ekipit të sigurisë ndërhyri. Zemërim në...