Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rama bën ndryshime në qeveri, shkarkime dhe emërime te Arsimi dhe Ekonomia
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka propozuar disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit. Sipas vendimeve të miratuara, janë bërë lëvizje si në Ministrinë e Arsimit, ashtu edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit. Ndryshimet në përbërjen e disa institucioneve: – Znj. Armela Baka emërohet zëvendësministër i Arsimit. – Z. Endrit Hoxha, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë. – Z. Martin Kajo emërohet zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit. – Z. Sokol Duma, zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, lirohet nga kjo detyrë. – Znj. Majlinda Angoni, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë. – Znj. Holta Duda emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës. – Z. Odise Kote, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo...