Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ndryshime në qeveri! Zv/ministrat të rinj…ikin dhe dy prefektë, mes tyre Majlinda Angoni
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Sërish ndryshime në kabinetin qeveritar! Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ka pasur disa lëvizje në postet e zv.ministrave në disa dikastere të ndryshme. Ndryshimet janë bërë në Ministrinë e Arsimit dhe atë të Ekonomisë, ku Armela Baka emërohet zëvendësministre e Arsimit; Endrit Hoxha lirohet nga kjo detyrë, ndërkohë Martin Kajo është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit; Sokol Duma lirohet nga detyra. Sa i përket prefektëve, lëvizjet kanë ndodhur në qarkun e Shkodrës dhe Gjirokastrës. Konkretisht prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni është liruar nga detyra dhe në vend të saj është emëruar Holta Duda. Në Gjirokastër Albana Hasanaj është emëruar prefekte në vend të Odise Kotes. Njoftimi i qeverisë: Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije disa nga vendimet dhe projektligjet e...