Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Zgjedhjet u anuluan, Rama mbledh në selinë e PS-së shtabin elektoral të Ogerta Manastirliut
Klan News raporton se Kryeministri Edi Rama do të mbledhë mbrëmjen e sotme në selinë e Partisë Socialiste shtabin elektoral të Ogerta Manastirliut. Takimi pritet të zhvillohet në orën 18:30, teksa arsyet e zhvillimit të kësaj mbledhje nuk dihen ende. Po ashtu, nuk dihet nëse do të jetë një mbledhje me dyer të mbyllura apo e hapur. Kjo mbledhje zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që la në detyrë kryebashkiakun Erion Veliaj dhe duke anuluar zgjedhjet në Tiranë. Ndërkohë po sot, kryeministri Rama mblodhi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, dhe krerët e komisioneve parlamentare ku në fokus patën projektbuxhetin.