Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Bislimi: Raporti i KE-së konstatoi shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Raporti i Progresit për Serbinë i Komisionit Evropian ka konstatuar se ky shtet shkel të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet. “Në raport theksohet se korniza institucionale për mbrojtjen e pakicave mbetet e paplotë dhe se shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim, nënpërfaqësim dhe pasivizim të adresave”, shkroi Bislimi në rrjetet sociale. Në Raportin e Progresit për Serbinë, të publikuar më 4 nëntor, në pjesën për mbrojtjen e minoriteteve thuhet se “pjesëtarët e minoritetit kombëtar shqiptar vazhdojnë të ngrenë shqetësime lidhur me mënyrën se si policia kontrollon statusin e banimit të tyre në jug të Serbisë, duke rezultuar me ‘pasivizimin’ e adresave të caktuara”. “Duhet që autoritetet t’ia shpjegojnë më mirë publikut se si...