Norma e interesit mbetet e pandryshuar, Sejko: Inflacioni do të kthehet në objektiv në mesin e 2026, nuk përjashtohen rreziqet

Norma e interesit mbetet e pandryshuar, Sejko: Inflacioni do të kthehet në objektiv në mesin e 2026, nuk përjashtohen rreziqet

Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur se ekonomia e vendit po ruan ritme të qëndrueshme rritjeje, me një sistem financiar të fortë dhe me kushte të përshtatshme për huadhënie. Në këtë kontekst, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur të mbajë të pandryshuara normat bazë të interesit, duke përsëritur pritjet për stabilitet të çmimeve në periudhën në vijim.  “Veprimet e hershme të politikës monetare kanë krijuar një mjedis të favorshëm për kreditim dhe zhvillim ekonomik. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2.4% gjatë tremujorit të tretë, nën objektivin tonë prej 3%. Ky rezultat pasqyron uljen e çmimeve të ushqimeve dhe forcimin e lekut, megjithëse nafta, qiratë dhe shërbimet kanë shënuar rritje”, tha Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë Guvernatori vuri në dukje se ecuria pozitive...