Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Komision hetimor për fondet IPARD, Bardhi: Prokuroria tregoi se ka një problematikë, po shkelet Kushtetuta
Kronikë E Mërkurë, 5 Nëntor 2025 16:22 Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar për hetimin e përdorimit të fondeve IPARD, duke theksuar se kjo është një e drejtë kushtetuese e opozitës dhe një mekanizëm kontrolli parlamentar që nuk mund të pengohet. Bardhi u shpreh se kërkesa e opozitës nuk bie ndesh me hetimin penal të nisur nga Prokuroria, por përbën një proces të pavarur administrativ në kompetencat e Kuvendit. ”Ne nuk dublojmë punën e Prokurorisë. Fakti që Prokuroria thotë se ka hetim penal tregon se ekziston një problematikë. Kjo është thënë edhe nga GJK-ja; Prokuroria ka punën e vet, ndërsa Kuvendi ka fushat e veta. Kuvendi ka hetim administrativ. Pretendimet e juaja...