A do të ketë shans Glauk Konjufca?

A do të ketë shans Glauk Konjufca?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithë kundërshtimin e partive të deritashme opozitare, mandatoi në orët e vona të së martës zyrtarisht Glauk Konjufcën nga Lëvizja Vetëvendosje për ta formuar Qeverinë e re të Kosovës. Konjufca pason si mandatar Albin Kurtin, pasi ky i fundit 10 ditë më parë nuk arriti të krijojë mazhorancën parlamentare për ta bërë qeverinë. Glauk Konjufca, sipas Kushtetutës, ka afat 15 ditë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen e re të ekzekutivit që duhet të marrë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve për t’u zgjedhur kryeministër. Osmani: Interes i qytetarëve që të kemi institucione Në një konferencë për media, Presidentja Osmani tha se gjatë ditës së martë zhvilloi takime edhe me krerët e partive të tjera më të mëdha parlamentare, të cilët,...