Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Bardhi kërkon komision hetimor për fondet IPARD: “Kjo është e drejtë kushtetuese e opozitës”
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, kërkoi sot në Konferencën e Kryetarëve ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për fondet IPARD, duke e cilësuar këtë si një të drejtë kushtetuese të opozitës. Bardhi tha se ngritja e komisionit është kërkesë legjitime e 1/4 së deputetëve, ndërsa akuzoi mazhorancën për pengimin e mekanizmave të kontrollit parlamentar. “Ne nuk dublojmë punën e Prokurorisë. Fakti që Prokuroria ka nisur hetim penal tregon se ekziston një problematikë. Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë: Prokuroria ka punën e vet, Kuvendi ka hetimin administrativ,” – tha Bardhi. Ai shtoi se opozita nuk ka hasur kundërshti për objektin e komisionit dhe kërkoi që të miratohet me konsensus përbërja dhe data e mbledhjes së parë. “Për sa kohë nuk...