Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Tre vendimet e Gjykatave Meta i cilëson antikushtetuese/ Kushtetuesja pranon kërkesën për shqyrtimin e vendimeve mbi arrestin
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të pranojë këtë të mërkurë kërkesën e paraqitur nga avokatët e ish-presidentit Ilir Meta në lidhje me masën e arrestit ndaj tij. Sipas vendimit, kërkesa do të shqyrtohet në themel mbi bazë dokumentesh, pa praninë e palëve në seancë. Meta, përmes mbrojtësve të tij ligjorë, pretendon se vendimet e dhëna nga të tre gjykatat, përfshirë Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Shkallës Parë, janë antikushtetuese dhe kanë cënuar rëndë liritë, Kushtetutën, ligjin procedural penal, si dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me heqjen e lirisë. Ilir Meta, ish-President i Republikës, ish-Kryeministër dhe ish-Kryetar i Kuvendit, është vendosur në masën e arrestit në burg, pa akuzë konkrete, por vetëm me dyshime si person nën hetim....