“Kërcënimet e Trumpit të pashmangshme”, Mamdani paraqet planin pas fitores

“Kërcënimet e Trumpit të pashmangshme”, Mamdani paraqet planin pas fitores

Në intervistën e tij të parë pas fitores në zgjedhje, Zohran Mamdani i tha ABC News se rezultati i jep atij “një mandat për të ndjekur një axhendë ambicioze përballueshmërie”, me synimin për ta kthyer “qytetin më të shtrenjtë në SHBA në një qytet të përballueshëm për të gjithë”. I pyetur nëse mund ta realizojë këtë pa rritur taksat, Mamdani u shpreh se “do të duhet t’i rrisë ato për 1% të banorëve më të pasur të Nju Jorkut”. Sipas planit të tij, do të prezantohet një taksë e sheshtë prej 2% për qytetarët që fitojnë mbi 1 milion dollarë në vit (rreth 770 mijë £). Përveç kësaj, ai synon të rrisë normën e taksës së korporatave në 11.5%, duke e barazuar me nivelin më...