Kërcënon Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Kërcënon Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan qëllimet e Shteteve të Bashkuara për të rifilluar testet e armëve bërthamore. Çështja u komentua nga ministri i Mbrojtjes, Andrey Belousov, shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, drejtori i shërbimit të inteligjencës SVR, Sergey Naryshkin, sekretari i Këshillit të Sigurisë, Sergey Shoigu, dhe drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov. Vladimir Putin theksoi se Rusia respekton angazhimet e saj ndaj Traktatit për Ndalimin e Plotë të Testeve Bërthamore (CTBT), por se duhet të marrë masa përkatëse në rast se pjesëmarrës të tjerë në Traktat zhvillojnë testime të tilla: “Rusia gjithmonë i ka respektuar dhe vazhdon t’i respektojë rreptësisht angazhimet e saj në kuadër të Traktatit për...