Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Tensione në Durrës, Përmbarimi nis lirimin e ish-kabinave të plazhit, nxjerr jashtë 32 familje! Banorët: Vendimi i padrejtë…
E tensionuar ka qenë situata mëngjesin e kësaj të marte në zonën e plazhit të Durrësit, pranë “Rrotës së Kuqe”. Zyra e Përmbarimit ka ndërhyrë për të nxjerrë jashtë 32 familje. Një banore në moment dëshpërimi është dëgjuar të thotë: “Do të hidhem nga pallati”, teksa përmbaruesit kanë mbërritur për zbatimin e vendimit. Këto banesa janë ndarë që në vitin 1991 nga bashkia për familjet e pastreha. Prej më shumë se tre dekadash, 32 familje kanë jetuar këtu, por në vitin 2012 objektet janë privatizuar. Mikel Noçka ia ka blerë dy vilat, Bashkisë së Durrës dhe Ministrisë së Ekonomisë, ndërkohë që banorët vijonin të jetonin në to. Banorët pretendojnë se ende kanë statusin e të pastrehëve dhe se pavarësisht dy takimeve me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sako nuk u është...