Arrestohen dy autorët e vjedhjes së 100 litra naftë dhe…

Arrestohen dy autorët e vjedhjes së 100 litra naftë dhe…

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se kanë vjedhur 100 litra naftë dhe disa pajisje në banesë në Vorë.Ata u kapën pak orë pas vjedhjes së kryer në orët e para të mëngjesit të datës 04.11.2025, në një banesë në fshatin Sakos, Vorë, të rreth 100 litrave naftë dhe pajisjeve të tjera. Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit: J. S., 38 vjeç, banues në fshatin Gërdec dhe J. D., 19 vjeç, banues në fshatin Karpen. Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se 38-vjeçari i arrestuar ishte aktualisht në kërkim, sepse Gjykata e Lezhës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime se më datë 10.07.2025, në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin D. S....