Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në Cërrik! Kamioni përplas për vdekje këmbësorin
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të mërkurë në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”. Kamioni me drejtues E. H. ka aksidentuar këmbësorin, Xh. B., 70 vjeç. Si pasojë 70-vjeçari ka humbur jetën. “Në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”, kamioni me drejtues shtetasin E. H. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin Xh. B., 70 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Me drejtuesin e kamionit, shtetasin E. H., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv