Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Përmbarimi nis lirimin e ish-kabinave të plazhit në Durrës, familjet përplasen me efektivët, lot dhe dëshpërim
Tensione dhe lot gjatë ekzekutimit të urdhrit të përmbarimit në ish-kabinat e plazhit pranë “Rrotës së Kuqe” në zonën e Plazhit. Banorët u detyruan të largohen nga banesat ku jetojnë prej më shumë se tri dekadash, pasi ish kabinat e plazhit u dhanë si banesa sociale në vitin 1991 për familjet e pastreha. Më pas, trualli ku ndodhen ato hyri në procesin e kthim-kompensimit të pronave. Disa familje u sistemuan, të tjera, siç janë dhe këto familje, vijuan betejat gjyqësore. Në vitin 2013, gjykata i dha përfundimisht të drejtën e pronësisë familjes Tirana, raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi. Banorët që nuk e kanë ndalur betejën ligjore thonë se u është kërkuar të aplikojnë si të pastrehë për banesa të reja. Gjykimi më i...