Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Një ditë pas Progres Raportit të BE, Komisionerja Kos takim me Spiropalin: Nuk ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një takim virtual mbi gjetjet dhe pritshmëritë e këtij raporti. Në takimin online, Komisionerja Kos theksoi se “kur flitet për procesin e integrimit nuk ka dyshim që Shqipëria është në rrugën e duhur”. Ministrja Spiropali theksoi se “vizioni ynë për anëtarësimin në BE vetëm përforcohet nga gjetjet realiste dhe të balancuara të raportit, njohja e angazhimit tonë të fortë politik, ritmi dhe madhësia e reformave.” Spiropali shprehu mirënjohjen e Shqipërisë për përkushtimin e Komisioneres Kos ndaj agjendës së zgjerimit, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Komisionin. Top Channel