Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten greke në Selanik

Burgim i përjetshëm për shqiptarin që vrau bashkëshorten greke në Selanik

Gjykata e Përzier e Krimeve të Rënda në Selanik ka dënuar me burgim të përjetshëm një 47-vjeçar shqiptar, i cili në dhjetor të vitit 2024 vrau me thikë bashkëshorten e tij greke 60-vjeçare, pas një konflikti të rëndë me motive xhelozie. Përveç dënimit të përjetshëm, gjykata i shtoi edhe 12 vite burgim për tentativën e vrasjes së djalit të viktimës, i cili u përpoq të mbronte nënën gjatë sulmit dhe mbeti i plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi në zonën Angelochori të Selanikut, ku autori, nën ndikimin e alkoolit, sulmoi gruan e tij duke e goditur disa herë me thikë. Ai e akuzonte për tradhti bashkëshortore dhe marrëdhënie incestuale me djalin e saj 30-vjeçar. Sipas mediave greke, në momentin e ngjarjes në shtëpi ndodheshin edhe vajza e...