Erdogan e cilëson “budallallëk” progresraportin e BE: Turqia nuk ka ambicie për territoret e fqinjëve

Erdogan e cilëson “budallallëk” progresraportin e BE: Turqia nuk ka ambicie për territoret e fqinjëve

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, gjatë takimit javor të grupit parlamentar të AKP-së, ka kritikuar progresraportin e Komisionit Europian pë Turqinë, duke e cilësuar si “budallallëk”.  Duke u ndalur në veçanti tek pjesa ku Ankaraja kritikohet për qëndrimet ndaj fqinjëve, referuar Greqisë dhe Qipros, Erdogan tha se Turqia i respekton të drejtat sovrane të të gjitha vendeve mike, veçanërisht të fqinjëve.  Sipas Erdogan Turqia nuk kërkon të zgjerojë sovranitetin e saj në vende të tjera dhe nuk ka ambicie për territoret apo burimet natyrore të shteteve të tjera. Duke iu referuar marrëdhënieve të Ankarasë me fqinjët e saj, Erdogan theksoi rëndësinë e ruajtjes së sovranitetit dhe të drejtës ndërkombëtare, veçanërisht në lidhje me vendimet e fundit të parlamentit turk për të zgjeruar misionet ushtarake në Siri dhe Irak.  “Ne nuk kërkojmë territorin, sovranitetin, burimet nëntokësore dhe sipërfaqësore të një vendi...