Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Paketa Fiskale 2026/ Malaj: Nuk do ketë rritje taksash! Ndryshime në skemën e kompensimit të fermerëve
Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar dhe Paketën Fiskale të hartuar për vitin 2026. Malaj ka bërë me dije se nuk do të ketë rritje të taksave, ndërsa ndryshime parashikohen në sektorin e bujqësisë si dhe për bizneset. “Ministria e Financave, paralelisht me Buxhetin 2026, ka hartuar edhe Paketën Fiskale 2026, përmes së cilës parashikojmë disa ndryshime ligjore. Dhe, JO nuk do të kemi rritje taksash dhe JO nuk do të kemi taksa të reja. Përmes ndryshimeve, ne nuk synojmë vetëm rritjen e të ardhurave për arkën e shtetit, por edhe t’i vijmë në ndihmë Biznesit, Fermerit dhe natyrisht edhe Qytetarit. Mund të përmend këtu disa nga politikat më të rëndësishme: Skemën e fermerëve, përmes kompensimit të TVSH-së në normën 10%, duke iu lënë në duar fermerëve rreth...