Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Art, muzikë dhe traditë ulqinake për dy ditë në Prishtinë
Prishtina do të mirëpresë sonte dhe nesër ngjarjen kulturore “Ditët e Kulturës së Ulqinit”, të organizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi, një aktivitet që synon të ndërthurë artin, traditën dhe lidhjet kulturore mes qyteteve të dy vendeve. Programi hapet sonte, më 5 nëntor, nga ora 18:00, me ekspozitën e piktorëve akademikë nga Ulqini: Naser Hasa, Bilal Nikezi dhe Edin Kapllani, në Galerinë e Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Ekspozita sjell një përzgjedhje veprash që pasqyrojnë frymën e detit, dritën mesdhetare dhe kujtesën e vendlindjes së autorëve. Ndërkaq, nesër, më 6 nëntor, në ora 19:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë), publiku do të mund të shijojë “Koncertin folklorik muzikor të traditës ulqinake”,...