“Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre prej tyre vëllezër

“Na jep borxhin”/ Si 29-vjeçari dhe familjarët e tij u kërcënuan nga gjashtë persona, tre prej tyre vëllezër

Një rast kërcënimi u raportua në kryeqytet, ku autorë janë gjashtë persona. Të rinjtë, 3 prej tyre vëllezër, kanosën e shantazhuan 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se ia kishte borxh. Policia ka vënë në pranga njërin prej tyre, nën hetim janë katërtë tjerë, teksa ende vijon puna për kapjen e një personi tjetër. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të...